Topollaj: Opozita e e këtij vendi duhet të riformatohet

schedule23:59 - 28 Qershor, 2019

schedule 23:59 - 28 Qershor, 2019

Anëtari i bordit të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, deklaroi këtë të premte se pas zgjedhjeve opozita duhet të riformatohet. Sipas tij e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të votojnë Bindjen Demokratike të dielën e 30 Qershorit

“Unë besoj se në 1 Korrik opozita e këtij vendi duhet të riformatohet. Ka vetëm një pengesë që e ka penguar të djathtën shqiptare për t’u riformatuar të paktën gjatë këtyre dy viteve të fundit dhe ai ka qenë kryetari i PD-së i cili e ka mbajtur me forcë postin e tij. Kështu që një demokrat i zhgënjyer, kush më shumë se demokratët e dinë sot që janë viktima të lidershipit të tyre që e shikojnë Partinë Demokratike si një gjë që duhet ta shfrytëzojnë për interesa krejt personale. Duhet të votoj për opozitën e këtij vendi. Opozita e këtij vendi duhet të ekzistojë pas 1 Korrikut. Opozita e këtij vendi do të fuqizohet pas 1 Korrikut. Demokratët shqiptarë s’duhet ta lënë veten të mos kontribuojnë në fuqizimin e opozitës së këtij vendi. Më 30 Qersjor e vetmja mundësi për të kontribuar në opozitën e këtij vendi është të votojnë për Bindjen Demokratike”, tha Topollaj.

Më tej, ai theksoi se pret që BD të arrijë një rezultat surprizues për zgjedhjet.

Ne besojmë se do të marrim një rezultat shumë të mirë. Ne besojmë se nevoja e shqiptarëve për të shprehur opozitarizmin e tyre është shumë e madhe dhe ne favorizohemi nga fakti që jemi e vetmja pjesë e opozitës që kemi hyrë në këto zgjedhje dhe kemi kuptuar të parët që e vetmja mënyrë për të shprehur opozitarizmin janë dhe mbeten zgjedhjet. Shpresoj shumë dhe besoj që Bindja do të marrë një rezultat surprizues në zgjedhjet e 30 Qershorit”, tha Topollaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!