Vetëm 12 minuta pasi shënuan golin e parë në derbin e “Niko Dovanës”, ndaj “Nëndetëses Blu”, të Dinamo City, “Demat e Kuq” të Partizanit arritën të çonin sërish topin në rrjetën kundështare, kësaj here me anë të Tedi Carës.
Mirëpo, pavarësisht se topi përfundoi në rrjetë sërish rezultati nuk ndryshoi, teksa pas një rishikimi të aksionit me anë të “sistemit VAR”, arbitri kryesor vendosi të anullonte golin, pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë nga Christian Mba. Rezultati mbetet në 0 me 1. /i.m /abcnews.al