Topi i Artë? Ancelotti: Benzema duhet të punojë edhe më shumë për vitin tjetër

schedule11:35 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 11:35 - 1 Dhjetor, 2021

Edhe pas dy ditësh që “Topi i Artë” shkoi në duart e Lionel Messit për herën e 7-të si askush tjetër deri tani, vazhdon të ketë diskutime dhe polemika për të.

Të shumta kanë qenë kritikat drejt Messit që shumë personalitete të futbollit botëror janë shprehur se argjentinasi nuk e meritonte ta fitonte këtë vit dhe fituesi i vërtetë duhej të ishte “Ylli” i Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Vazhdon të diskutohet kudo “Topi i Artë”, edhe nëpër konferencat e trajnerëve të klubeve që mbështesin fort lojtarët që kanë në skuadra.

I fundit ishte rasti i Carlo Ancelotti i cili në konferencën për shtyp është shprehur se Messi vazhdon të ngelet një lojtar i madh, por tekniku italian ikurajon Karim Benzema që të punojë akoma më fort për vitin tjetër që të mund të jetë ai fituesi i këtij çmimi individual.

“I japim peshën e duhur Topit të Artë. Fitoi Messi, i cili vazhdon të jetë një lojtar i madh. Besoj se çmimet individuale janë të rëndësishme, sepse janë burim motivimi por nuk është tragjedi të mos i fitosh. Shpresojmë qe do t’i ndodh dikujt nga Reali vitin tjetër. Benzema pati një sezon te mrekullueshëm dhe pwrfundoi i katërti, tani ka një arsye më shumë për të që të stërvitet dhe të luajë në mënyrën më të mirë të tij dhe të ketë shansin për të fituar në 2022”, shprehet tekniku i Real Madrid. /f.a/abcnews.al