Topçiu: Klubet kanë përfitime, kemi kërkuar modelin e Kosovës!

schedule23:31 - 7 Nëntor, 2019

schedule 23:31 - 7 Nëntor, 2019

Aldi Topçiu, drejtor juridik në FSHF, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. “Të gjitha klubet nxjerrin të ardhura, nga shitja e lojtarëve, e të drejtave televizive dhe biletat. Pastaj, kanë dhe premio nga Federata dhe përfitime nga pjesëmarrja në Europë. Nëse një klub e mbështet të gjithë të ardhurat te presidenti dhe sa lekë do të investojë ai, problem”.

PROJEKTLIGJI – “Unë fatkeqsisht dje u njoha me një projektligj, i cili besoj se në ditët në vijim do të shitet si një arritje dhe si një premtim i mbajtur. Them fatkeqssisht, pasi nuk është diçka që komuniteti sportiv e ka kërkuar. Nuk do të bëjë asnjë diferencë. Sot, 3-5% e shumës së sponsorizuar, i njihet subjektit si shpenzim i zbritur, siç është sot ligji. Ata mendojnë ta bëjnë 10%.

Kemi kërkuar ndryshim koncepti, kemi kërkuar modelin e Kosovës (e ka 30%). Ministria e Ekonomisë thotë nuk zbatohet, por nuk bën një analizë sesi do të ndryshonin të ardhurat. Nëse miratohet ai projektligj, nuk e konsiderojmë si arritje. Ligji i sotshëm ka anë pozitive,por është vetëm për Superioren. Le t’i ndryshojmë emrin atëherë”.

VITI ZERO – “Unë mendoj se është një proces. Çdo vit, procesi i lincencimit ka rritje. Unë mendoj se vetë presidentët duhet të ndërgjegjësohen. Ne i kemi dhënë ndihmë, i kemi asistuar, kemi dëgjuar problemet e përditshe të menaxhimit. Ato lekë që investohen nga presidentët nuk janë pak. Ndërsa lekët që shkojnë për të strukturuar një staf, i cili minimumi duhet të ndjekë gjyqet, është shumë pak. Shteti ka fajet e veta, ashtu siç ka dhe vetë klubi”./abcnews.al