Në orën 17:30, “topçinjtë” e Arsenal presin në “Emirates Stadium”, “qytetarët” e Manchester City, në supersfidën e javës së 8 të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku premtohet vetëm spektakël.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Mikel Arteta i ka rreshtuar “topçinjtë” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Raya. Në krahët e mbrojtjes janë Zinchenko e Ben White, ndërsa qendra mbulohet nga Gabriel e Saliba. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Jorginho, Declan Rice e Martin Odegaard, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Trossard, Nketiah e Gabriel Jesus.
Në krahun tjetër, tekniku Pep Guardiola i ka rreshtuar “qytetarët” e tij me formulën 4-2-3-1, ku në portë nuk ka sesi të mundojë braziliani Ederson. Para tij janë vendosur Walker, Ruben Dias, Gvardiol e Ake. Më të tërhequr në mesfushë janë Kovacic e Nico Lewis, ndërsa Bernando Silva, Julian Alvarez e Phil Foden janë në mbështetje të “bomberit”, Erling Haaland. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: