“Topçinjtë” presin “Ujqërit” në “Emirates”, publikohen formacionet e sfidës Arsenal-Wolves

schedule15:50 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 15:50 - 2 Dhjetor, 2023

Teksa vetëm pak minuta na ndajnë nga nisja e javës së 14-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League janë publikuar dhe formacionet e sfidave të para, ku padyshim ajo që spikat më shumë është përballja Arsenal-Wovles, me “Topçinjtë” e teknikut Mikel Arteta që kërkojnë 3 pikët e plota, në “Emirates”.

Përsa i përket formacioneve, tekniku spanjoll i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është “iberiku”, David Raya. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Zinchenko e Tomiyasu, me qendrën që mbulohet nga Gabriel e Saliba. “Dirigjimi” i lojës në mesfushës i është besuar treshes, Trossard, Declan Rice e Martin Odegaard, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Martinelli, Gabriel Jesus e Bukayo Saka.

Në krahun tjetër, tekniku Gary O’Neil i ka pozicionuar në fushë, “Ujqërit” e tij, me rreshtimin, 3-5-2, ku në portë është portugezi Jose Sa e para tij janë vendosur Kilman, Dawson e Toti. Në krahët e fushës janë vendosur Semedo e Bueno, ndërsa “bërthama” e mesfushës përbëhet nga Bellegarde, Traore e Doyle, ndërkaq në sulm është dyshja Matheu Cunha e Hwang Hee-Chan. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: