Tonelata me naftë të “Gega Oil” ndotën Porto Romanon, reagon Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit

schedule10:56 - 17 Prill, 2020

schedule 10:56 - 17 Prill, 2020

Pas publikimit të lajmit të ABC News për ndotjen në Porto Romano, ka reaguar Agjencia Rajonale e Mjedisit ne Durrës. Me qindra ton naftë të importuara janë derdhur nga kompania “Gega Oil” në këtë zonë.

Sipas agjencisë së mjedisit personat përgjegjes ishin të vetedijshëm për ndotjen e shkaktuar. Incidenti ka ndodhur gjatë furnizimit të depozitave kryesore nga anijet e shkarkimit pasi ishte dëmtuar valvula kryesore.  Në deklaratë thuhet po ashtu se gjatë kësaj kohe kompania ka bërë pastrimin e territorit.

Lexo edhe: Tonelata naftë e “Gega Oil” përfundon nga tankeri në kanal, ndotet Porto Romano. Qytetarët e mbledhin me bidona

Qyetare duke mbledhur nafte pas derdhjes se saj nga depozitate e Gega Oil

Reagimi i plotë nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit:

Referuar shqetësimit të ngritur nga portalet, prefektit te Durrësit dhe medias lidhur me ndotjen e mjedisit shkaktuar nga kompania e hidrokarbureve “Gega Oil” në zonën e Porto Romanos Ishmput Durrës ngriti grupin e punës dhe shkoi në terren tek depozitat kryesore të kompanisë.

Kontaktoi me personat përgjegjës të kësaj kompanie dhe u diskutua për shkaqet qe çuan këtë ndotje. Personat përgjegjës ishin të vetëdijshëm për ndotjen e shkaktuar, ku sqaruan se  kishte ndodhur një incident gjatë furnizimit te depozitave kryesore nga anijet e shkarkimit pasi ishte dëmtuar valvula kryesore, për të cilen u morën masat dhe u riparua.

Gjate kësaj kohe kompania ka bërë pastrimin e territorit, ndërkohe inspektoret e mjedisit kontaktuan dhe me përfaqësues të hidrovorit , të cilët konfirmuan që kanë marrë masat duke vendosur bumerat për filtrimin e ujit nga kanali për ne det. Gjate inspektimit nga ana e inspektoreve tanë është fotografuar dhe filmuar zona e ndotur.
/abcnews.al