Në çdo ndeshje që luan Brescia të gjithë sytë janë tek Sandro Tonali. Pasi ndihmoi ekipin e tij të ngjitej në Seria A, mesfushori po shkëlqen këtë sezon, duke fituar dhe një ftesë në kombëtare nga trajneri Mancini.
Në ndeshjen e sotme që Brescia luan në ‘Olimpico’ kundër Romës, Tonali do të ketë disa ‘miq’ nga Anglia. Manchester City ka dërguar zbuluesit e talenteve në kryeqytetin Italian për të vëzhguar mesfushorin, siç raporton ‘La Gazzetta dello Sport’.
19-vjeçari krahasohet me emra si Andrea Pirlo, De Rossi apo dhe Gattuso. Mesfushori ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 2 asiste në 11 ndeshjet e tij të para në Seria A. Emri i tij në mediat italiane është lidhur me Interin, Juventusin, Real Madrid dhe PSG. /abcnews.al