Tomori e Caldara çështjet kuqezi, Milani vendos në “peshore” gjithçka

schedule17:58 - 12 Prill, 2021

schedule 17:58 - 12 Prill, 2021

Milani pritet të pësojë ndryshime dhe në mbrojtje nuk do të mungojnë lëvizjet. Drejtuesit e kuqezinjve janë të kënaqur me paraqitjet e Fikayo Tomori dhe po tentojnë ta blejnë nga Chelsea, që kërkon 28 milion euro.

Londinezët për momentin nuk kanë ndërmend të ulin asnjë cent nga klauzola e përfshirë në marrëveshjen e huazimit të anglezit. Pjesëmarrja në Champions League do ta bënte më të lehtë këtë operacion në merkato të italianëve.

Te Milani në mbrojtje kanë edhe një çështje tjetër për të zgjidhur. Mattia Caldara, pas huazimit 18-mujor tek Atalanta do të rikthehet te kuqezinjtë. Klubi nga Bergamo ka vendosur të mos e aktivizojë klauzolën që u jep të drejtën ta blejnë.

 

Kështu Caldara do të vihen nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli në verë dhe do të jetë ai që do të thotë fjalën e fundit për mbrojtësin e transferuar nga Juventusi në operacionin e rikthimit në Torino të Leonardo Bonuccit. /abcnews.al