Nga fillimi i pandemisë deri më tani: Tomini tregon si ka ndryshuar transmetueshmëria e Covid-19

schedule09:51 - 20 Tetor, 2020

schedule 09:51 - 20 Tetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në rrjetin social “Facebook” ka publikuar mesazhin e Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik, në të cilën tregohen edhe ndryshimet që ka pësuar transmetueshmëria e koronavirusit.

Tomini shpjegon se ndryshimet e transmetueshmërisë së COVID-19 kanë lidhje me grumbullimet masive si edhe me lirimin në mënyrë graduale të masave të vendosura, për parandalimin  e përhapjes së virusit.

“Trasmetueshmëria e virusit ka pasur luhatje e tij në këtë pandemi. Në fillimet e saj në efektin e karantinës transmetueshmëriua ka qenë me e ulët. Por duke pasur ndikimin e masave të rrepta dhe me lirimin e tyre në mënyrë graduale, transmetueshmëria edhe ka ndryshuar.

Kjo lidhet direkt me grumbullimet masive, grumbullimet familjare apo shoqërore, por është e lidhur edhe me ndërhyrjen e lehtësimit të masave siç janë hapja e shkollave, bareve, restoranteve duhet të themi që të zbatojmë sa më mirë protokollet e autoriteteve shëndetësore pasi do të na ndihmojnë në zbutjen e qarkullimit të virusit dhe uljen e transmetueshmërisë së tij”, përfundon dr. Egena Tomini.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!