Departamenti Amerikan i Shtetit i ndalon hyrjen në SHBA deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij. Vendimi i sekretarit amerikan të Shtetit është bërë i ditur sot dhe si shkak jepet përfshirja në raste madhore korrupsioni. Doshi bëhet zyrtari i dytë shqiptar pas Llallës që I ndalohet hyrja në Amerikë.
Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij.
Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.
Vendimin e Sekretarit amerikan të shtetit e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, që përmes një njoftimi për shtyp bën të ditur se sipas ligjeve amerikane, kur ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.
Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në njoftimin që u bë publik thuhet se deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur, nuk lejohen të hyjnë në Amerikë./abcnews.al