“Toka e shqiponjave”/ Pas britanikëve, edhe mediat italiane i bëjnë jehonë bukurive natyrore të Shqipërisë

schedule10:28 - 9 Shkurt, 2023

schedule 10:28 - 9 Shkurt, 2023

Pas mediave britanike, edhe ato italiane kanë promovuar “tokën e shqiponjave”.

Një reportazh i “Corriere Della Sera” i dedikohet bukurive natyre dhe vlerave njerëzore që mbizotërojnë në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në “facebook”.

“Këtë herë është radha e gazetës më të madhe italiane “Corriere Della Sera” ?? që të promovojë “tokën e shqiponjave”, shkruan ndër të tjera kryeminsitri.

Postimi i Ramës:

? Këtë herë është radha e gazetës më të madhe italiane “Corriere Della Sera” ?? që të promovojë “tokën e shqiponjave” ?

Duke i rënë kryq e tërthorë vendit, i dedikon një reportazh bukurive tona natyrore dhe vlerave njerëzore, me mikpritjen e rrallë, agroturizmet e shtuara, sitet kulturore dhe pasuritë UNESCO në zbulimin e intinerareve fantastike shqiptare për vizitorët e huaj ?️???‍♀️r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!