Toka e “askujt” në veri të Kosovës dhe ideja e minishengenit për një jetë më të mirë

schedule22:27 - 30 Shtator, 2020

schedule 22:27 - 30 Shtator, 2020

Përfaqësuesit shqiptarë në komunën e Mitrovicës së Veriut kërkojnë tu dëgjohet zëri më shumë dhe të plotësohen kërkesat e tyre që lidhen me përmirësimin e kushteve të jetesës.

Ndërsa përfaqësuesit serbë thonë se Prishtina nuk arrin të paguajë as për institucionet që ka themeluar vetë.

Përfaqësues të shoqërisë civile theksojnë se qytetarët mund dhe duan të jetojnë pa probleme me njëri-tjetrin, por është politika ajo që i përzien ujërat.

“Mitrovica është një qytet, nuk është e ndarë. Ajo menaxhohet prej dy komunave, komunës veriore dhe asaj jugore. Mendoj që duhet të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi mes dy kryetarëve, për caktimin  e kufijve ndërkomunalë, administrativë dhe çdo gjë do të funksionojë normalisht.

Në 2017 është bërë një marrëveshje mes kryetarëve të komunës veriore për tu hapur ura dhe të qarkullojnë qytetarët dhe mjetet. Që pas luftës së Kosovës, shumica serbe janë stacionuar në veri të qytetit dhe janë formuar disa grupe, siç janë rojet e urës që janë kujdesur për të mos lejuar kalimin e qytetarëve nga jugu në veri.Policia serbe është e integruar në policinë e Kosovës dhe paguhen nga Republika e Kosovës”.

I pyetur se sa është numri i shqiptarëve në Mitrovicë dhe sa është numri i komuniteteve të tjera i pakicave kjo serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, Bashkim Cimili, nënkryetar i këshillit Komunal të Mitrovicës së Veriut tha:

“Në katër komunat e veriut të Kosovës, nuk ka ndodhur regjistrim i popullatës por mendoj se në komunën e Mitrovicës së Veriut duhet të jenë rreth 2500 deri në 3000 persona. Ne jemi dy shqiptarë që përfaqësojmë qytetarët tanë në Kuvendin komunal, Kuvendi funksionon por kërkesat tona rrallë  herë plotësohen.

Kam kërkuar të ndërtohet një objekt shkollor fillor dhe më është refuzuar. Kemi bërë kërkesë për ndërtimin e një kopshti për fëmijë por edhe kërkesa të tjera dhe janë refuzuar. Deri më tani kuvendi komunal për sa i përket komunitetit tonë nuk ka bërë mjaft për komunitetet jo me shumicë”.

Ndërsa, Aleksandër Spiriç, nënkryetar i Këshillit Komunal të Mitrovicës së Veriut  tha:

“Jeta e përditshme këtu nuk dallon nga jeta në vendet e tjera të rajonit. Kohë të mira janë duke ardhur dhe vetëm përmes paqes e stabilitetit mund të përparojmë. Populli në veri të Kosovës është në rrethana më specifike dhe më të vështira, liria e lëvizjes nuk është në nivelin më të mirë.

Bashkëpunimi me institucionet në Prishtinë është korrekt por më duhet të them që kjo korrektesë reflektohet përmes listës serbe në qeveri, në Prishtinë. Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë është me Ministrinë e Pushtetit Vendor të cilën e kryeson kryetari i listës serbe Goran Rakic.

Sa i përket gjërave të tjera, ne nuk kemi kontakte direkte përveçse me ministritë që i përmenda, por të njëjtat gjëra i mundojnë edhe veriun edhe jugun, edhe Prishtinën edhe Mitrovicën jugore apo veriore. Kështu që jeta bazohet në ekonomi, në zhvillimin e tij i cili është më i domosdoshmi.

Për sa i përket investimeve të qeverisë së Beogradit në veri të Mitrovicës, Spiric tha: Kur më pyetët se çfarë bashkëpunimi kemi me Prishtinën, më duhet të them një gjë shumë të rëndësishme: Duke falënderuar ndihmës që vjen nga Serbia kemi rajon të qëndrueshëm, para së gjithash nuk kemi trazira sociale në veri të Kosovës dhe atje ku jeton populli jo shumicë se Beogradi ndihmon me rroga për ekzistencën, sepse Prishtina nuk është në gjendje të mbulojë edhe ato pak paga në kuadër të institucioneve të veta, të themeluara sepse buxheti është minimal.

Beogradi ndihmon përmes pagave, dhënien e ndihmave sociale dhe zgjidhjen e çështjeve sociale me ndërtimin e njësive të banesave dhe në këtë mënyrë po përpiqemi të shpëtojmë varfërinë. Mos harroni sepse Mitrovica është specifike, për 20 vjet njerëzit kanë ikur nga vatrat e tyre nga hapësirat e Kosovës qendrore dhe deri më sot nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit. Ne po mundohemi të ndihmojmë të zhvendosurit dhe çiftet e reja të cilat kanë lindur dhe duan të rrinë këtu, kjo ndihmë vjen nga Beogradi.

Ajo që është e rëndësishme për mua është që ne nuk duhet të lejojmë që kufiri të jetë pengesë për çfarë do lloj gjëje. Për ne rëndësi kanë njerëzit, popujt janë potenciali më i madh, ne konsiderojmë se duhet të kthehemi nga e ardhmja, populli kudo ku të jetojë të jetojë më së miri.

Qëndrueshmëria dhe ideja e krijimit për minishengenin është pikërisht krijimi i kushteve për një jetë më të mirë duke respektuar njëri tjetrin”.

Qytetin i “përçarë” i Mitrovicës ndodhet në pjesën veriore të Kosovës.

Dikur një nga vendet më të begatë të ish-Jugosllavisë, qyteti i betejave, është tashmë i ndarë në dy pjesë për shkak të tensioneve midis dy etnive, konflikteve politike dhe kujtimeve të dhimbshme.

Shqiptarët aty kanë pritur gjatë dhe vazhdojnë përballjen me problemet që shfaqen në fushën ekonomike dhe sociale.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!