TKOB çel sezonin në shesh me “Opera Opening – Countdown”

schedule19:30 - 16 Shtator, 2019

schedule 19:30 - 16 Shtator, 2019

Si për të paralajmëruar hapjen së shpejti të dyerve të Teatrit të Operas dhe Baletit, konferenca e parë e këtij institucioni u mbajt në sallën e rikonstruktuar të orkestrës. Drejtorja Zana Çela premtoi dy mbrëmje të veçanta në datat 20 dhe 21 Shtator me Grand Gala “Opera opening – Countdown”.

Teatri i Operas dhe Baletit për herë të parë në historinë e tij çel sezonin artistik në shesh. Konferenca e prezantimit u mbajt në “Shtëpinë e operas”, në sallën e orkestrës të rikonstruktuar. Drejtorja Zana Çela jep edhe arsyet e kësaj zgjedhje.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, lajmëron shpërnguljen graduale të artistëve drjet shtëpisë së tyre. Margariti pranon se janë bërë disa përmirësime në skenë për akustikën.

Dy mbrëmje të paharrueshme do të jenë ato të 20 dhe 21 Shtatorit. Koncerti grand gala përmban ariet e veprave të vëna në skenë dy vitet e fundit, por nuk do të mungojnë edhe koralet dhe koncertalet. Krahas solistëve të parë, orkestrës dhe korit të TKOB, të ftuar janë edhe këngëtarët Kamela Islami dhe Eugent Bushpepaj./ABC News Albania 24/7