Prokuroria e Kavajës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim nëntë ish-zyrtarë të akuzuar për skandalin e tjetërsimit të pronave në plazhin e Spillesë. Mes tyre është edhe ish-kryeregjistruesi i Hipotekës Kavajë, Seid Cikalleshi.
Prokuroria e Kavajës përfundoi hetimin e nisur ndaj nëntë ish-zyrtarëve të hipotekës së këtij rrethi të akuzuar për skandalin e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Spillesë. Mes të pandehurve të dosje së dërguar tashmë për gjykim janë ish-kryeregjistruesi i Kavajës, Seid Cikalleshi, ish-Regjistrues i Z.V.R.P.P Kavajë, Asim Arkaxhiu dhe ish-Shef i Zyrës Kadastres Nezir Leccini. Ata dhe të bashkëpandehurit do të përballen në gjykatë me akuzën e “shpërdorimin e detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe atë të “falsifikim të dokumenteve”.
Sipas Prokurorisë së Kavajës, ish-zyrtarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumentet për të bërë ndryshim e zërit kadastral për një siperfaqe prej 36 hektarë tokë
në vijën bregdetare Spille Kavajë dhe në fshatrat përreth. Ata dyshohet të kenë tjetërsuar emërtimin e tokës nga “tokë pa frut” në “tokë arë” dhe më pas ndarjen e saj bazuar në ligjin 7501. Toka është kthyer në emër të disa përfituesve, pa dijeninë e tyre dhe më tej është shitur tej perona të tretë.
Hetimi i këtij rasti nisi në korrik të vitit 2017, bauzar një referimi të bërë nga Policia e Shtetit. Kalimi në filtrat e hetimit të dokumentacionit të ZVRPP Kavajë, bashkisë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-kominës Kryevidh, që kishte nën juridiksion plazhin e Spillesë zbuloi abuzimin me tokat. /abcnews.al