Tjetër tërmet te Gjiri i Lalëzit me magnitudë 2.3 ballë  

schedule16:02 - 8 Korrik, 2018

schedule 16:02 - 8 Korrik, 2018

Një tjetër lëkundje tërmeti u regjistrua këtë të diel dhe epiqendra ka qenë përsëri zonë e Gjirit të Lalëzit. Lëkundjet sizmike ndodhën në orën 4:30 minuta të mëngjesit me intesitet 2.3  Rihter. Për specialistët kjo është situatë normale, pasi çdo tërmet i forte pasohet me lëkundje të vogla sizmike. Të mërkurën ishte edhe piku i lëkundjeve. Në të njëjtën zonë tek Gjiri i Lalëzit u regjistrua edhe tërmeti më i fortë i rënë deri në fillim të kësaj vere me magnitude 5.2 Rihter. Gjiri i Lalëzit njihet si zonë sizmike, ndërsa në të gjithë vendin në rreth 5 ditë kanë rënë rreth 600 tërmete të vogla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!