Në Elasona të Greqisë vijojnë lëkundjet sizmike. Pasditen e sotme zonën e goditi një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës rihter, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës.
Dridhja kishte, sipas Institutit, një thellësi prej 5.2 km dhe epiqendra ishte 18 km jug-perëndim të Elasonës.
Tërmeti i fuqishëm mbi 6 rihter pak ditë më parë preku edhe disa familje shqiptare, që kërkuan ndihmë për Abcnews.al (lexo këtu)./ db/ Abcnews.al