Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Tjetër raketë drejt Turqisë/ U nis nga Irani, e rrëzoi mbrojtja ajrore e NATO

schedule15:05 - 9 Mars, 2026

schedule 15:05 - 9 Mars, 2026

Lufta u afrua sërish në tokën e NATO-s dhe shënjestër ishte edhe njëherë Turqia.

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani u rrëzua në hapësirën ajrore turke, sipas ministrisë së mbrojtjes së vendit.

Raketa u shkatërrua nga sistemet mrbojtëse të NATO-s me bazë në Mesdheun lindor, ndërsa copa municionesh ranë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, në Turqinë juglindore.



Ministria turke e Mbrojtjes theksoi se do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, pa hezitim, kundër çdo kërcënimi drejtuar territorit dhe hapësirës ajrore të Turqisë.

Ky është incidenti I dytë I tillë brenda një jave. Të mërkurën sistemet mbrojtëse të NATO-s rrëzuan një raketë ajrore që ishte drejtuar për në hapësirën ajrore turke, ndërsa Teherani mohoi përgjegjësinë për sulmin.

Megjithatë pas incidentit të parë, shefi I NATO-s Mark Rutte tha se Neni 5 I aleancës nuk është në tryezë, mes frikës për një përfshirje të aleatëve në luftë.

Nderkohe Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar shërbimet konsullore në misionin e tyre në Turqinë juglindore dhe kanë urdhëruar largimin e personelit jo-emergjent dhe familjeve të tyre, duke përmendur shqetësimet në rritje të sigurisë rajonale.

Lufta në Lindjen e Mesme ka alarmuar gjithë Mesdheun Lindor, pasi dronët iranianë kanë arritur deri në Qirpo, në bazën ajrore të ishullit.

Pas këtyre incidentëve aleatët u mobilizuan, me Francën, Italinë, Greqinë, Turqinë dhe vetë Mbretërinë e Bashkuar që kanë përforcuar praninë ushtarake në rajon.

Ndërkohë presidenti francez Emmanuek Macron vizitoi Qipron, në një shenjë mbështetjeje dhe solidariteti nga Parisi.

Macron u takua me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis dhe kryeministrin qipriot Nikos Christodoulides.

Vizita e Macron në ishull ka rritur kritikat ndaj Mbretërisë së Bashkuar, baza e së cilës u sulmua. Liderët kryesore të vendit, duke filluar që nga kryeministri Keir Starmer nuk kanë qenë ende në Qipro, ndërsa ka vonuar edhe mbërritja e anijeve luftarake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!