Një raketë balistike e lëshuar nga Irani është rrëzuar në hapësirën ajrore turke, sipas ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.
Raketa u shkatërrua nga mbrojtja e NATO me bazë në Mesdheun lindor, shkruan Sky News.
Copëza të raketës ranë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, në Turqinë juglindore.
“Ne theksojmë edhe një herë se do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë”, tha ministria e mbrojtjes.
Ky është incidenti i dytë i tillë i raportuar brenda një jave. Ankaraja tha se sistemet mbrojtëse të NATO-s qëlluan një raketë balistike ndërsa ajo po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke të mërkurën. Teherani mohoi se e kishte lëshuar raketën./abcnews.al


