Nuk gjendet qetësi nga tërmetet. Një tjetër lëkundje është ndjerë pak minuta më parë në Tiranë.
Mësohet tërmeti ka qenë më magnitudë 4.2. Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, në afërsi të Kepit të Rodonit. Ndërkohë thellësia e lëkundjeve ishte 35 km.
Tërmeti 6.4 i shkallës Rihter që goditi vendin më 26 nëntor shënoi 51 viktima si dhe mbi 700 të plagosur, ndërsa mijëra njerës kanë mbetur pa banesa./abcnews.al