Tjetër kthesë e papritur te Barcelona, për 100 mln euro shet yllin e skuadrës

schedule16:59 - 28 Mars, 2020

schedule 16:59 - 28 Mars, 2020

Zhvillime të shpejta në Camp Nou. Dje, mediat iberike raportuan se Neymar do të rikthehet në verë, pasi braziliani do të bëjë të pamundurën që të mos qëndrojë më te PSG.

Ky lajm, tronditi jo pak vendin e Antoine Griezmann dhe vetëm 24 orë më vonë, “Sport” raporton se katalanasit e kanë nxjerrë në shitje kampionin e botës. Barcelona është gati të pranojë një ofertë 100 milion euro.

Interesim ka nga Manchester United dhe PSG, me Griezmann që duket se do të largohet pas vetëm një viti si blaugranas. Në futboll, gjërat lëvizin me shpejtësinë e erës…/abcnews.al