Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër i ri nga Teuta për Erzenin, huazohet qendërmbrojtësi

schedule20:59 - 24 Janar, 2020

schedule 20:59 - 24 Janar, 2020

Erzeni vijon të marrë lojtarë nga Teuta. Klubi nga Shijaku, pasi ka afruar mesfushorët Xhonatan Lajthia dhe Orian Xhemalaj, ka bërë zyrtar lëvizjen e radhës dhe bëhet fjalë për një mbrojtës të ri. Klevis Lushaku, pas një eksperience të shkurtër në Kosovë, do të provojë të luajë në skuadrën e drejtuar nga Stavri Nica.

“Klevis Lushaku është përforcimi i radhës për Erzenin. Mbrojtësi 20-vjeçar është huazuar deri në fund të sezonit nga ekipi i Teutës, kurse më parë ishte pjesë e Vushtrrisë në Superligën e Kosovës . Një përforcim me vlera për repartin e mbrojtjes”, njofton klubi i Erzenit. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B7tmUouAJ4d/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!