520 shtëpi janë shkatërruar duke u bërë të pabanueshme nga tërmeti tragjik që goditi Greqinë pardje dhe që ka vijuar edhe në dy ditët e fundit me paslëkundje. Epiqendra është Elasona.
114 inxhinierë zbritën në terren për të kontrolluar shtëpitë, shkollat, qendrat dhe institucionet publike.
Lëkundjet vijuan edhe mbrëmjen e sotme. Goditja e fundit ishte 3.7 e shkallës rihter me një thellësi prej 10 km dhe epiqendër 20 km në jugperëndim të Elasonës.
Po ditën e sotme u regjistruan edhe 2 lëkundje, 4.2 dhe 4.3 rihter.
Mundësia e një goditje të re në Elassona me të njëjtën madhësi si dje dhe pardje është e vogël, tha profesori Akis Tselentis. Ai theksoi, megjithatë, se për shkak se ndërtesat janë shumë të vjetra duhet pasur shumë kujdes, pasi mund të ketë viktima.
Po sipas Tselentis, lëvizjet sizmike do të zgjasin në një kohë të gjatë dhe mund të ketë tërmete deri në 5.4 rihter./ db/ Abcnews.al