Tjetër alarm në shtëpinë e Milan-it, mesfushori pozitiv me COVID-19

schedule09:43 - 16 Tetor, 2021

schedule 09:43 - 16 Tetor, 2021

Mesa duket problemet për klubin e Milan-it nuk kanë fund.

Pas dëmtimit të portierit Maignan i cili do të qëndrojë disa javë jashtë fushave dhe Theo Hernandez-it i cili vetëm para pak ditësh rezultoi pozitiv me COVID-19, një tjetër lojtar është konfirmuar nga klubi italian i infektuar.

Bëhet fjalë për mesfushorin 22-vjeçar Brahim Diaz.

Klubi ka njoftuar se lojtari është pozitiv dhe do të qëndrojë larg fushave sipas protokollit shëndetësor.

/abcnews.al