Janë mbyllur dy sfidat e orës 17:00 në Superiore, me Kukësin dhe Tiranën që kanë marrë fitore, respektivisht kundër Flamurtarit dhe Teutës. Verilindorët e drejtuar nga Shpëtim Duro nuk e kishin aspak të vështirë të triumfonin në transfertë ndaj Flamurtarit.
Shkurtaj shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa Musolli dhe Çema shënuan nga 1 gol. Goli i vetëm i Flamurtarit u shënua nga Vrapi në minutën e 59-të.
Tirana fitoi me përmbysje 2-1 kundër Teutës. Vila në minutën e 13-të kaloi në avantazh “Djemtë e Detit”, por Tirana përmbysi në 12 minuta. Ngoo në minutën e 27-të dhe Torassa në të 39-ën, mjaftuan që Egbo të marrë fitoren e gjashtë radhazi në krye të bardhebluve.
Kukësi ruan kreun pas fitores ndaj Flamurtarit, tashmë në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Tirana mbetet në vend të dytë, me 37 pikë./abcnews.al
Superiore, java 20
Flamurtari – Kukësi 1-4
Vrapi 59′ / Shkurtaj 7′ 13′, Musolli 69′, Çema 79′
Tirana – Teuta 2-1
Ngoo 27′, Torassa 39′ / L. Vila 13′