Një sasi eksploziv hodhi në erë automjetin e parkuar të nje biznesmeni në kryeqytet.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Atentati mendohet se mund të ketë ndodhur për arsye konkurencë.
Automjeti i një biznesmeni inertesh shpërtheu me eksploziv pranë Kopshtit Botanik ne Tirane, mengjesin e së enjtes
Këto janë pamjet pak çaste pas shpërthimit të telekomanduar,që ndodhi vetem 3 minuta pasi drejtuesi i mjetit kishte zbritur.
Makina tip Volskwagen është dëmtuar plotësisht, por fatmiresisht nuk u lëndua askush.
Sipas te dhenave të para, dyshohet se shpërthimi mund të jetë një mënyrë kërcënimi apo shantazhi ndaj administratorit të një firme inertesh Ndok Rajta, nga konkurentë në biznes.
Sipas uniformave blu, 42-vjeçari ashpjegoi gjatë marrjes së tij në pyetje se nuk ka pasur konflikt me askend. Dyshimet e grupit hetimor deri në këtë faze janë se, atentati i mbetur në tentative ndaj Ndok Rajtas, lidhet me konkurencën në aktivitetin e tij privat.
Ekspertët e Xhenios dyshojnë se janë përdorur rreth 200 gram lëndë plasëse e llojit C4 për shpërthimin e automjetit të 42-vjeçarit.
Fuqia shpërthyese ka qenë shumë e madhe, por nuk ka persona të lënduar pasi automjeti në momentin e shpërthimit ka qenë në parkim./abcnews.al
https://youtu.be/v9ZQJG5UVNY