Tiranë-Tel Aviv linjë direkte fluturimi

schedule15:16 - 7 Shkurt, 2018

schedule 15:16 - 7 Shkurt, 2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael ku arriti finalizimin e marrëveshjes për një linjë direkte fluturimesh Tiranë-Tel Aviv.

 

Që nga 13 prilli, dy herë në javë, do të nisë të funksionojë linja direkte e fluturimeve Tiranë-Tel Aviv.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael dhe zyra e tij e shtypit njoftoi arritjen e marrëveshjes me homologun izraelit Yariv Levin.

 

Synimi sipas ministrit Klosi është rritja e numrit të turistëve izraelit në Shqipëri. Pritshmëritë janë për rreth 50 mijë persona në vit.

 

Turisteve izraelit theksohet në njoftim veç të tjerash do t’u ofrohet të vizitojnë edhe rrugëtimin historik të hebrenjve në Shqiperi. Si vendi i rrallë në botë që numëron më shumë hebrenj në mbarim të Luftës së 2-të Botërore sesa në fillim të saj.

 

Nderkohe Ministri i Mjedisit dhe Turizmit njohu homologun e tij Levin edhe lehtësirte fiskale qe ofron Shqiperia për ndërtimin e hoteleve e resorteve me 4 dhe 5 yjeve, si një nismë e qeverisë shqiptare nxitjen e investimeve në fushën e turizmit.

 

Ministri Levin përshëndeti nismën konkrete të bashkëpunimit mes dy vendeve, atë të lidhjes direkte të fluturimeve, si një mekanizëm që do të nxisë më tej shkëmbimet turistike.

 

“Shqipëria dhe Izraeli dy vende në marrëdhënie të shkëlqyera” – është nënvizimi i parë i Ministrit të Turizmit të Izraelit, Yariv Levin, në takim me ministrin shqiptar Blendi Klosi, në vizitën zyrtare të këtij të fundit në Tel Aviv, me ftesë të homologut izraelit.

 

Ministri Levin vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Izraelit, po vijojnë të përforcohen edhe në dimensionin ekonomik.

 

“Është një miqësi e lindur në kohët e vështira të Luftës së Dytë, kur shqiptarët u bënë dera e mikpritjes së mijëra familjeve hebreje”-, tha ndër të Ministri Klosi ftoi homologun izraelit për vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë të cilën homologu izraelit e mirëpriti me kënaqësi./abcnews.al