Tiranë/ Shpërthim eksplozivi në shtëpi, plagosen burrë e grua në Tiranë schedule08:26 - 15 Maj, 2018 schedule 08:26 - 15 Maj, 2018 link Burrë e grua janë plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë pas një shpërthimi eksplozivi. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, ku dy bashkëshortët Lulëzim e Lirie Selfo kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë. Kur kanë hapur derën e shtëpisë ndodhi një shpërthim, ku si pasojë, sipas policisë, mbetën të dëmtuar lehtë dy bashkëshortët. Çifti Selfo u dërgua menjëherë në spital dhe sipas burimeve zyrtare ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga shpërthimi gjithashtu ka pasur dëmtime në derën e jashtme të shtëpisë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetFoto galeri eksplozivshpërthimshtëpi Të ngjashme Shkrumbohet nga flakët një banesë në Elbasan, shkak një shkëndijë eklektike Shpërthim në një xhami në Siri/ Tre të vdekur dhe pesë të plagosur Tritol makinës në Selitë/ Tiranë, pronari i mjetit, Dritan Jano: Nuk kam konflikte me askënd link