Tiranë/ Plagoset me thikë 60-vjeçari, arrestohet autori (EMRAT)

schedule18:33 - 12 Tetor, 2024

schedule 18:33 - 12 Tetor, 2024

Një plagosje me thikë është regjistruar në Tiranë këtë të shtunë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, ku 40-vjeçari Eljot Xhafa dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me thikë 60-vjeçarin Agron Doçi.

60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al