U përplas me betonieren në Tiranë, ndërron jetë në spital 40-vjeçari që drejtonte motorin

schedule17:29 - 25 Qershor, 2022

schedule 17:29 - 25 Qershor, 2022

Ka ndërruar jetë në spital shoferi i motorit, 40 vjeçari i cili u përplas me betonieren në afërsi të TEG-ut.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, 25 qershor, rreth orës 15:40.

Erald Qafa (Totilla) duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.

Lexo edhe: Aksident në Tiranë, motori përplaset me betonieren, 40-vjeçari përfundon në spital

40-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!