Tiranë, Erion Veliaj nuk njeh rivalë. Deri tani kryeson me mbi 11 mijë vota

schedule05:53 - 15 Maj, 2023

schedule 05:53 - 15 Maj, 2023

TIRANË– Erion Veliaj mbetet një politikan i pathyeshëm kur vjen puna për Bashkinë e Tiranës. Kandidati socialist, që synon të marrë mandatin e tretë, vazhdon të thellojë rezultatin përkundër rivalit kryesor Belind Këlliçi, kandidat nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 05:44 minuta të mëngjesit të së hënës, Veliaj ka siguruar 33009 vota, kurse Këlliçi 21676. Diferenca mes tyre është 11 333 vota.

Surprizë e madhe duket të jetë kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i cili ka lënë pas Roland Bejkon e Partisë Demokratike/abcnews.al