Tirana ngre titullin kampion sot, pas një ndeshjeje të humbur me Kukësin me rezultatin 2-3. Bardheblutë, pa presionin e rezultatit, nuk ia dolën të fitonin para tifozëve të tyre, ndërkohë që verilindorët e mbyllën në vendin e katërt dhe presin finalen e Kupës së Shqipërisë për të mësuar se kush shkon në Europë.
Humbje edhe e Laçit të vendit të dytë, kundër Partizanit, me shifrat 3-4. Vllaznia bëri detyrën kundër Kastriotit, duke triumfuar me shifrat 3-1. Da Silva e zhbllokoi ndeshjen, kurse më pas Kaina barazoi. Një penallti riktheu epërsinë e shkodranëve dhe ishte kapiteni Gurishta ai që shënoi, para se t’i mbyllte llogaritë Aralica.
Dinamo e rënë nga Superiorja e ka mbyllur kampionatin në barazim kundër Egantias, që kishte shënuar e para me Imerin. Agim Ibraimi në fund bëri që skuadrat të merrnin nga një pikë. Pa gola, 0-0, përfundoi Skënderbeu-Teuta.
Kastrioti-Vllaznia 1-3
Kaina 58’ / Da Silva 46’, Gurishta (pen.) 78’, Aralica 83’
Tirana-Kukësi 2-3
Seferi 58’, Beshiraj 79’ / Feijao 35’, Bekaj (aut.) 51’, Basa (pen.) 81’
Laçi-Partizani 3-4
Zylfiu 9’, Guindo 71’, Qato 90+1’ / Stenio Junior 33’, Murataj 44’, Rrapaj 60’, Kote 90+4’
Egnatia-Dinamo 1-1
Imeri 42’ / Ibraimi 90’
Skënderbeu-Teuta 0-0
/ abcnews.al