Tiranë/ 25 vjeçari grabit shtëpinë e fqinjit dhe më pas i përdhunon të dashurën

schedule15:13 - 16 Korrik, 2023

schedule 15:13 - 16 Korrik, 2023

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhje dhe abuzim seksual. I riu ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular në banesën e fqinjit.

25 vjeçari nga Tirana gjithashtu ka marrë me forcë të dashurën e 49 vjeçarit dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçari ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetasit A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular, si dhe ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit, dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!