Tirana ka arritur të marrë një fitore në sekondat e fundit ndaj Kastriotit më një gol të Nikqit në minutën e 100’.
Me këtë triumf, Tirana kryeson tabelën e Superiores me 3 pikë më shumë se Partizani.
Nga ana tjetër, Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 20 pikë.
Kujtojmë se sfida pati dhe përplasje fizike ku të dy ekipet ngelën me nga një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Aleksit dhe Çelës.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Egnatia barazoi pa gola me Vlazninë. /G.D abcnews.al/
RENDITJA