Tirana në “shtetrrethim”, copëza nga kryeqyteti në luftë me koronavirusin

schedule12:21 - 13 Mars, 2020

schedule 12:21 - 13 Mars, 2020

Tirana si asnjëherë më parë u zgjua sot thuajse e zbrazët në kushtet e një “shtetrrethimi”. Koronavirusi, që ka shënuar disa të prekur dhe një viktimë ka ndryshuar krejtësisht mënyrën e jetesës së kryeqytetasve, por jo vetëm.

Të lëvizësh me automjet pa autorizimin përkatës është thuajse e pamundur dhe në rast shkelje përfundon i shoqëruar në rajonin e policisë, shkruan abcnews.al.

Konsumimi i një kafeje është bërë po ashtu e vështirë për qytetarët, pasi u urdhërua mbyllja e lokaleve.

Nisur nga kjo situatë duket se ky biznes ofron një zgjidhje për qytetarët të cilët kafene e kanë domosdoshmëri. ”Bëjmë kafe ekpress 70 lekë”, thuhet në këtë njoftim të vendosur mbi xham.

Grumbullimi në markete, pasi qytetarët u dyndën të bëjnë blerje masive është ktyer në një shqetësim për punonjësit. Dhe siç shihet në këtë foto, ky market pjesën e kontaktit me klientët e ka izoluar me celefon.

Ndërkaq, ditën e sotme në Tiranë, teksa lëvizja me automjete bëhet vetë me leje të veçantë qytetarët kanë filluar të përdorin biçikletat. Në qytetet është vënë re sot një numër i shtuar të personave që përdorin biçikletat.

Ndërkohë kjo banderolë është vendour në hyrje të spitalit Infektiv, i cili është kthyer në karantinë. Mjekët dhe infermierët janë në frontin e parë të bejetës me koronavirusin. Mesazhet mirënjohëse për ta nuk kanë munguar këto ditë.

Në rrugët e kryeqytetit njerëzit numërohen me gishta, pjesa më e madhe e tyre kanë vendosur të reduktojnë lëvizjen dhe të vetëizolohen në banesë. Në kushtet e një situatë krejt të pazakontë ndërgjegjësimi i qytetarëve duke respektuar këshillat mjekësore është thelbësore për ta kaluar me sa më pak pasoja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!