Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana mbledh ambasadorët/ “Diplo2025”, fokus integrimi drejt BE

schedule15:19 - 7 Shtator, 2025

schedule 15:19 - 7 Shtator, 2025

Për tre ditë me rradhë, ambasadorët shqiptarë të akredituar në botë, do të mblidhen në Tiranë për konferencën vjetore “Diplo2025”.

Të hënën takimi do të hapet nga ministri I jashtem Igli Hasani, dhe përgjatë tre ditëve do të zhvillohen disa panele, ku do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, zvkryeministrja Belinda Balluku, ministry I jashtem I Qipros, Kostandinos Kombos dhe një sërë personalitetesh nga rajoni.

Në fokus të diskutimeve do të jetë integrimi evropian i Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacia ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.



Ky takim me shërbimin e jashtëm pritet të përcaktojë edhe prioritetet për të adresuar sfidat dhe forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!