Tirana gjatë ditëve të fundit përjetoi ndryshime të mëdha në stafin teknik të skuadrës. Emmanuel Egbo u shkarkua nga drejtuesit dhe Nevil Dede zëvendësoi nigerianin në stolin bardheblu.
Largimin e Egbo e pasoi edhe ikja e një tjetër njeriu të rëndësishëm në stafin e bardhebluve. Erjon Xhafa vendosi gjithashtu të largohet dhe Dede ishte në kërkim të një ndihmësi.
Ish-mbrojtësi bardheblu ka vendosur dhe ka afruar si krahun e tij të djathtë, ish-trajnerin e Shqipërisë U18, Olsi Uku. Ai më parë ka qenë pjesë e stafit të Dinamos, ndërkohë në tre vitet e fundit ai ishte trajner i grupmoshës U18 dhe njihet shumë mirë me Deden, që deri më tani ishte trajner i kombëtares U19. /abcnews.al