Futbolli u rikthye, ndërkohë që janë disa lojtarët që mund të aktivizohen në sfidat e javës së parë të fazës së katërt. Munguan të enjten për shkak të kartonëve të verdhë dhe tani gjithçka është në dorë të trajnerëve nëse do të luajnë apo jo.
Në Vlorë, trajneri Marcello Troisi i gëzohet rikthimit të Olsi Gocajt dhe Kreshnik Nebihut, kurse te Kukësi buzëqeshin për Erhun Obanor. Në Korçë Skënderbeu nuk duhet të përshtatë ndonjë lojtar në krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi Jorgo Meksi e shleu pezullimin. Gjithsesi Daja duhet t’i bëjë llogaritë pa Artim Pollozhanin, i cili plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.
Laçi është skuadra më e dëmtuar, pasi tre titullarë nuk do t’i ketë në takimin kundër Vllaznisë. Abdurrahman Fangaj, Julian Shehu dhe Regi Lushkja kanë nga 4 të verdhë dhe nuk mund të luajnë. Kundërshtari, Vllaznia, nuk do të ketë Hygor, por i rikthehet Behar Ramadani.
Në kryeqytet Partizani i gëzohet rikthimit të Ëilliam Cordeiro, kurse Tirana do të duhet të bëjë llogari pa Erion Hoxhallari dhe Agustin Torassa. Të dy janë të pezulluar dhe nuk luajnë dot në Gjirokastër.
Për Bylisin ka një lajm të mirë. Stivian Janku është ai i cili e ka shlyer pezullimin, kurse rivali i tyre këtë javë, Teuta, do të shkojë në Ballsh pa një prej lojtarëve kryesorë, mesfushorin Albano Aleksi. Ky i fundit, rekordmen për kartonët e verdhë, u ndëshkua dhe nuk do të jetë në urdhrat e trajnerit Edi Martini të dielën. /abcneës.al