Nevil Dede, trajneri i Shqipërisë U19, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, foli për shumë tema të Kategorisë Superiore. Fillimisht ai foli për situatën e krijuar te Partizanit, që me trajnerët italianë, Lerda e Sormani tani, nuk ka pasur ecurinë e duhur. Më pas foli edhe për Tiranën dhe nuk mungoi një thumb edhe për “demat e kuq”.
LEXO EDHE: Pse iku Skënder Gega dhe “thumba”, Nevil Dede nuk e kursen Partizanin
“Tirana edhe ta nisë tani kampionatin, del 20 pikë sipër Partizanit. Gjetën formacionin e duhur në fitoren e arritur me derbin. Vangjeli po luan qendërmbrojtës me Muçën. Erdhi në formë në momentin e duhur.
Hoxhallari e Doka në mbrojtje, kurse Ccelhaka plotëson Bathën. Kanë humbur vendin Hasani dhe Osmani dhe nuk mund të bëjë askush polemika, sepse Tirana po i fiton ndeshjet”, tha mes të tjerash Dede. /abcnews.al