Tirana dhe Durrësi, vatrat kryesore të koronavirusit në Shqipëri: Qytetet ku u konstatuan rastet e reja gjatë 24 orëve

schedule11:51 - 1 Prill, 2020

schedule 11:51 - 1 Prill, 2020

Tirana dhe Durrësi duket të jenë vatrat kryesore të koronavirusit në Shqipëri. Vetëm gjatë 24 orëvë të fundit në Tiranë janë konstatuar 11 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 140.

Ndërkohë, brenda 24 orëvë janë konstatuar 3 raste të reja në Durrës krahas 12 rasteve të djeshme duke çuar në 15 brenda dy ditësh numrin total të të prekurve të rinj me koronavirus në këtë qytet.

Praktikisht, Durrësi i ka marrë Fierit vendin e dytë mes rretheve më të prekura me koronavirus në Shqipëri brenda 48 orësh duke u kthyer në një vatër të rrezikshme bashkë me Tiranën.

https://public.flourish.studio/visualisation/1732083/

Në total, numërohen 259 numrin e të prekurve me koronavirus në vend, ku 15 kanë ndërruar jetë dhe 67 janë shëruar tërësisht.

Kështu, në Shqipëri aktualisht numërohen 177 raste aktive me koronavirus.

Nga këta, 79 persona janë të shtruar në spital, kurse pjesa tjetër ka simptoma më të lehta dhe ndodhen në shtëpi.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit në Shqipëri

-11 raste Tirana
-1 rast Korça
-1 rast Kavaja
-3 raste Durrës

Totali i rasteve me koronavirus në Shqipëri
– Tiranë 140 raste
– Durrës 29 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste. /abcnews.al

https://public.flourish.studio/visualisation/1701487/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!