Rastet e personave të infektuar me koronavirus po shtohen me shpejtësi të frikshme në ditët e fundit dhe të gjithë shtetet po marrin masa mbrojtëse ndaj pandemisë.
Në Gjermani u lejua rikthimi gradual i tifozëve në ndeshjet e sezonit të ri të Bundesligë. DFL (Liga Gjermane e Futbollit) lejoi klubet të mbushnin stadiumet në 20% të kapacitetit të tyre.
Gjithsesi, skuadrat do të rikthehen të luajnë me dyer të mbyllura. DPA, agjencia kryesore gjermane e lajmeve, raporton se prej datës 2 nëntor nuk do të lejohet më prania e tifozëve gjermanë në shkallët e stadiumeve. /abcnews.al