Tifo-grupi i Teutës, “Djemtë e Detit” kanë bërë një njoftim që është shpërndarë në faqen zyrtare të klubit. Në këtë njoftim, iu bëhej thirrje të gjithëve që të ndihmojnë komshinjtë e tyre për pazar, në mënyrë që të shmangen daljet masive në qytetin e Durrësit. Më poshtë, dhe njoftimi i plotë:
“Tifo-grupi “Djemtë e Detit”, nga situata tepër e vështire në qytet, për shkak të fashave të orareve të vendosura mbi ndalim-qarkullimin, fton të gjithë anëtarët që kanë mundësi e dëshirë, t’u gjendemi pranë familjeve të pleqve në nevojë.
Çdokush mundet të kontribuojë minimalisht me pazarin e 2 komshinjve të vet në lagjen e vet, në pallatin e vet. Nuk mund të plotësojmë çdo nevojë, nuk bëjmë dot çudira, ama mundemi kaq gjë ta bëjmë, një pazar fare normal në dyqanet e lagjeve përkatëse, për qytetin tonë, për gjyshërit tanë, ata sot kane nevojë për ne. “Djemte e Detit” janë krenari e qytetit. O sot, o kurrë”, shkruhej në njoftimin e Teutës./abcnews.al