Tre tragete me 1,315 tifozë të Romës mbërritën sot në portin e Durrësit. Festa për ta ka nisur
Synojnë të fitojnë një trofe evropian pas shumë vitesh.
“Kemi 31 vite që presim. Do ta fitojmë dhe do ta çojmë në shtëpi trofeun. Eshte e mrekullueshme që finalja po luhet ketu, sepse populli shqiptar është afer dhe ne e ndjejmë afër. Prandaj do të jetë një festë e madhe dhe jam i bindur që po fitoi Roma dhe ju do te festoni me ne. Jemi këtu për të festuar dhe për të parë ndeshjen, jo për të shkaterruar këto qytete të bukura,” thotë një prej tyre.
“Jam tifoz që i vogël. E kemi ëndërruar. Do shohim si do shkojë ndeshja e me pas uroj të festojmë. Uroj të fitojmë.”
“Shpresojmë të fitojmë sepse kemi bërë goxha rruge për të ardhur deri këtu. Shpresojmë të mos kete dhune. Shume shtrenjtë hotelet 1000 euro.”
Tifozët nuk ngurojnë të bëjnë parashikime.
“Është e vështire, por fiton Roma. Mendoj se shënon Abraham dy gola.”
Të organizuar, tifozët janë nisur drejt Tiranës me autobusë. /abcnews.al/