Tifozët e Partizanit sulmojnë drejtuesit

schedule14:57 - 6 Mars, 2018

schedule 14:57 - 6 Mars, 2018

Tifozët e Partizanit kanë dalë kundër drejtuesve të klubit, pas rezultateve të fundit negative dhe pas shkarkimit të trajnerit Starova. Grupimi i tifozëve “Ultras Guerrils” ka postuar një mesazh shumë të ashpër në rrjetet sociale, duke e quajtur sezonin si të dështuar.

Ata kanë kritikuar fort menaxhimin e klubit në këtë edicion, ndërsa kanë ofenduar dy drejtuesit italianë, Luçiano Moxhi e Antonelo Preiti, duke i quajtur “plakushë të rrjedhur”.

Po ashtu, tifozët ultras kanë deklaruar se Starova duhej shkarkuar me kohë, ose nuk duhej të ishte kthyer fare në drejtim të skuadrës.

“Ultras Guerrils” thonë se e kanë mbështetur pa kushte Partizanin, por skuadra nuk ia ka shpërblyer me rezultate. Kryeqytetasit janë në vendin e 7-të në renditjen e Superligës, ndërsa kualifikimi për në Europë duket shumë i vështirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!