“Tifozët e Juvirusit!”, reagon Elkan: Turp t’ju vijë, francezë pa dinjitet

schedule22:37 - 26 Shkurt, 2020

schedule22:37 - 26 Shkurt, 2020

Koronavirusi është tema e momentit edhe në botën e futbollit. Ardhja e rreth 3 mijë tifozëve të Juventusit për ndeshjen ndaj Lyon në fushën e këtyre të fundit ka shkaktuar panik dhe ironi në Francë.

Një radio franceze, RTL është tallur me mbështetësit e bardhezinjve në fillimin e përballjes Lyon-Juventus, duke i cilësuar si tifozët e Juvirusit. Një batutë e pakëndshme që ka sjellë reagimin e italianëve.

Në një moment kaq delikat për Italinë, nuk mund të flisni me këtë gjuhë. Turp t’iu vijë dhe duhet të kërkoni falje. Tifozët e Juventusit dhe italianët meritojnë respekt. Jeni pa dinjitet dhe pa nder“, shkruan Lapo Elkann, nipi i familjes Agnelli dhe CEO i Fiatit. /abcnews.al