Tifozët e Brescia tregohen shpirtzinj, këto kore tronditin rëndë gjithë Italinë

schedule22:55 / 21/02/2020

Skuadra e Napolit është ndër më të kontestuarat në Serie A dhe haset me lloj lloj ofendimi në transferta, sidomos në veri të Italisë. Napolitanët urrehen në këto anë dhe kështu ka ndodhur edhe në sfidën e sotme në fushën e Brescias.

Tifozët vendas kanë kënduar koret “napolitan me koronavirus” gjatë zhvillimit të takimit në stadiumin “Rigamonti”, duke treguar zero respekt për miqtë. Gazetari napolitan, Carlo Alvino ishte ndër të parët që protestoi në rrjetet sociale.

Një gjest i turpshëm, teksa me shumë mundësi tifozeria e “Dallëndysheve” do të dënohet për këtë gjest dhe këto kore. /abcnews.al

schedule22:55 / 21/02/2020