TIRANË- Dy të mitur janë proceduar në gjendje të lirë pasi kishin vjedhur një berberhane në Lezhë.
Dy të miturit u kapën në flagrancë afër një berberhaneje, në të cilën dyshohet se pasi kanë thyer xhamat, kanë vjedhur një shumë parash, mjete të ndryshme pune, 2 celularë, 1 biçikletë dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë kontrollit fizik, 17-vjeçarit iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


