Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Thumanë-Kashar, i kalueshëm në qershor”, Rama për infrastrukturën: Financim edhe për hekurudhën në Hanin e Hotit

schedule17:13 - 9 Mars, 2024

schedule 17:13 - 9 Mars, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaroi se segmenti Thumanë Kashar do të jetë i hapur në qershor dhe se kjo do të ndihmojë lëvizjen e qarkullimit.

Teksa foli për projektet për infrastrukturës kryeministri shtoi se janë një sërë projektesh që do të ndihmojnë në zhvillimin e veriut.

“Ne nuk bëjmë diskriminim të askujt pavarësisht faktit që sot janë mbledhur të gjithë. Ne kemi kaluar shumë mirë me të gjithë kryetarët e bashkive. Sa i përket vizitorëve dhe turistëve që sidomos sezonin e verës vijnë në veri, puna për projektet fillon shumë për përpara. Për t’ju dhënë një shembull të thjeshtë, duhet të dini që projektet e infrastrukturës marrin një kohë shumë të gjatë. Ne kemi pasur nevojë për disa korrektime të natyrës juridike në kontrata dhe do të kemi një kantier total që do të hapet nga veriu deri në jug. Segmenti i fundit që është në një fazë projekti është segmenti nga Shkodra që lidhet poshtë dhe më pas vijon me Milot-Balldre, Thumanan- Kashari, Rrogozhina, Fieri e më pas Vlora. E gjithë kjo do të jetë e re. Do të ketë dy alternativa, me pagesë dhe pa pagesë. Hapja e Thumanë-Kashar do të lehtësojë në këtë sezon. Është e vështirë dhe torturuese për të gjithë ata që përshkruajnë këtë segment. Ne kemi marrë dritën jeshile për financimin e hekurudhës deri në Han të Hotit. Shëngjin-Velipoja është në kantier dhe ka pasur një kantier rreth 300 metra i vështirë, por që është hapur dhe puna vazhdon me ritëm të mirë.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!