Tiranë- Sipas Petro Koçit kreu i PD Sali Berisha ka si qëllim të tij ta çojë këtë parti në një tjetër krizë.
Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Koçi u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë për një analizë të thellë për rezultatin humbës në vend, duke shtuar se shansi i vetëm që kjo parti të reformohet është largimi i Berishës i gjithë enturazhit të tij.
“Dhe me sa shoh asnjë nuk ka ndërmend të mendojë që duhet një analizë e thellë për gjithçka ka ndodhur. Ai nuk e qeverisë dot fushatën. Të gjithë po përpiqen të ngrenë një alibi duke thënë se ne humbëm se u përdorën bandat, apo aludime të tjera. Mendoj që duhet t’i kthehen objektivitetit, gjëja e parë është se duhet të heqin Saliun. PD ka gjithë këto që ecën nga njëra krizë në tjetrën. Edhe dalja e fundit është një shenjë krize. Kërkon ta fusë PD në një cikël të ri krize. Pra llogarit më të mirën e mundshme vetëm për pozitën e vet, politike, juridike dhe familjare. Pra edhe të mbajtur e atij posti si kryetar PD është të kapesh pas një fije kashte, kur je duke u mbytur. Shansi që të reformohet PD është të ikë Berisha dhe gjithë enturazhi i vet politik. Në fushatë dhanë një spektakël të panevojshëm. Zoti i ruajt për të ardhmen. Ata mendojnë të ecin me gangsterizëm, njerëzit nuk duhet të të kenë frikë, duhet të të duan”, tha ndër të tjera Koçi.
/abcnews.al/

