Ministria e Punëve të Jashtme në Greqi ka reaguar pas lajmit të se homologu i tij turk Mevlut Çavusoglu e ftonte për dialog.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexandros Papaioannou në nje deklaratë për mediat është shprehur se deri më tani institucioni nuk ka marrë asnjë ftesë nga ministria turke në lidhje me një datë për për raundin e 61-të të kontakteve eksploruese.
LEXO EDHE: Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë: Gati të takohem me Dendias pas ftesës së Ramës
“Deri më tani, Ministria e Jashtme Greke nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ministria e Jashtme Turke në lidhje me caktimin e një date për raundin e 61-të të kontakteve eksploruese. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse nga pala turke, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar në lidhje me caktimin e zonës së EEZ dhe shelfit kontinental,” është shprehur Papaioannou.
Ndërkohë në deklaratën e ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu të bërë ditën e sotme, thuhet se Turqia fton Greqinë të rifillojë kontaktet kërkimore brenda janarit.
Siç tha ai, ndër të tjera, “na u tha që hetimet nuk mund të fillonin ndërsa Oruc Reis ishte në zonë. Anija u largua atje dhe për rreth gjashtë muaj do të bëjë kërkime në një zonë tjetër. Pra Greqia nuk ka asnjë justifikim “.
Raundi i fundit i bisedimeve mes Turqisë dhe Greqisë për këtë çështje është zhvilluar në 2016 në Athinë.
Ndërkohë tre ditë më parë Çavusoglu deklaroi se në javët e ardhshme ai po përgatitet të “ndërtojë” një dialog me homologun e tij grek Nikos Dendias .
Gjithashtu ministri turk Çavusoglu është shprehur se kryeministri shqiptar Edi Rama donte ta takonte atë së bashku me Ministrin e Jashtëm Grek Niko Dendias në Tiranë, por Dendias ishte i izoluar gjatë kësaj periudhe./abcnews.al